image Gjykata Supreme hedh poshtë padinë e Qeverisë ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës

Drejtësi

Gjykata Supreme hedh poshtë padinë e Qeverisë ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës

news image

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë si të palejueshme padinë e ushtruar nga Qeveria e Kosovës – Ministria e Drejtësisë kundër Odës së Avokatëve të Kosovës, duke mos hyrë në shqyrtimin e meritës së çështjes.

Sipas Aktvendimit P.A.nr.17/2026, Gjykata ka konstatuar se objekti i padisë nuk bie në kompetencën e saj, duke e shpallur atë të palejueshme në fazën fillestare procedurale.

Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se ky vendim përbën konfirmim të autonomisë së saj institucionale dhe të kufijve ligjorë të kompetencave të institucioneve publike, duke theksuar se çdo ndërhyrje duhet të bazohet në Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.

Në reagimin e saj, Oda ka deklaruar se nuk do të njohë apo zbatojë asnjë akt të nxjerrë jashtë kompetencave ligjore, duke e cilësuar autonominë e saj si garanci për pavarësinë e avokatisë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Gjykata Supreme ka bërë të qartë se vendimi është përfundimtar dhe nuk lejohet ankesë ndaj tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/