image Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e LVV-së ndaj PZAP-së për Listën Serbe

Drejtësi

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e LVV-së ndaj PZAP-së për Listën Serbe

news image

Gjykata Supreme e Kosovës doli me aktvendim duke hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me Listën Sërpska.

Me vendimin e PZAP-së, me datë 25.12.2024 ishte aprovuar si e bazuar ankesa e Listës Sërpska dhe është anuluar njoftimi i KQZ-së së datës 23.12.2024.

Kështu, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ishte urdhëruar për cerftifikim të Listës Sërpska dhe kandidatëve të saj.

/GazetaSinjali/