Të paktën 35 ftesa janë pranuar nga ish-ushtarët e UÇK-së nga Gjykata Speciale me seli në Hagë, vetëm brenda 10 ditëve të fundit. Ftesa nuk janë duke pranuar vetëm ish-ushtarët e UÇK-së, por edhe qytetarë që nuk kishin luftuar në cilësinë e dëshmitarëve.
Sipas informatave jo zyrtare të kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, janë 10 ftesa brenda ditës që bëhen nga Gjykata Speciale lidhur me luftën e UÇK-së.
“Pritet që ftesa të ketë deri në 5 a 6 ftesa brenda ditës, sipas informacioneve jo zyrtare deri në 10 ftesa kanë shkuar brenda ditës, për shkak se po ftohen edhe qytetarë civil”, ka deklaruar ai për Gazetën Sinjali.
Më tutje ai ka thënë se së shpejti pritet të ketë edhe aktakuza kur vetëm së po rritet numri i të ftuarve nga Gjykata Speciale. Ka thënë se nuk posedon informacione për ndonjë person të caktuar ndaj të cilit mund të ngritët aktakuzë.
“Sipas të gjitha informacioneve pritet të ketë edhe aktakuza ndaj personave të caktuar, por që nuk kemi ndonjë person për të cilën kemi ndonjë informatë apo dyshime”, ka deklaruar ai.
Gucati po ashtu ka konfirmuar se brenda 10 ditëve të fundit të paktën 35 ftesa janë pranuar nga ish-ushtarët e UÇK-së, ndërsa të fundit që kanë pranuar ftesa janë Shaban Syla dhe Ibrahim Gashi.
“Kohën e fundit brenda 10 ditëve janë shpërndarë mbi 35 ftesa nga Gjykata Speciale. Që nga e premtja e kaluara deri më sot diku është ky numër e ftesave që kanë pranuar ushtarët e UCK-së. Të fundit e ka marrë profesori Ibrahim Gashi, Shaban Syla dhe një shok i joni që nuk ka dashur të bëhet publike”, ka deklaruar Gucati për Gazetën Sinjali.
Kujtojmë se gjatë ditëve të kaluara ftesa nga Gjykata Speciale, kanë pranuar edhe ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, Azem Syla e Driton Lajqi./Gazeta Sinjali/