image Gjykata Speciale ngrit aktakuzat e para, 6 muaj kohë për shqyrtimin e tyre

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata Speciale ngrit aktakuzat e para, 6 muaj kohë për shqyrtimin e tyre

news image

Dhomat e Specializuara me seli në Hagë të Holandës tashmë kanë nisur një fazë të re. Aktakuzat e para veç se janë ngritur nga ana e prokurorit të Specializuar, e këto të fundit do të bëhen publike pas konfirmimit të tyre. Konfirmimi eventual i aktakuzave nënkupton edhe fillimin e procedurave para trupave gjyqësorë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar, Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës, derisa thekson se Presidenti i Specializuar ka caktuar një gjyqtar të procedurës paraprake të shqyrtojë aktakuzat e paraqitura nga Prokurori i Specializuar. Por, sipas saj përmbajtja e aktakuzave është konfidenciale në këtë moment.

“Kreu i trupit gjykues ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake që të rishqyrtojë aktakuzat e ngritura nga prokurori i Speciales. Në këtë pikë, aktakuzat e pakonfirmuara janë rreptësishtë konfidenciale. Gjyka tësi i procedurës paraprake ka deri gjashtë muaj kohë të marrë një vendim nëse do të heq ose të pranojë aktakuzën”, thuhet në përgjigjen e Angela Griep. /Gazeta Sinjali/