image Gjykata Speciale fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata Speciale fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së

news image

Gafurr Elshani, avokat me profesion dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ftuar nga Gjykata Speciale.

Lajmi është bërë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku thuhet se Elshani është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gafurr Elshani ishte pjesëmarrës në luftë dhe njëri nga figurat më të rëndësishme të LPK-së dhe UÇK-së. Ai kishte dizajnuar Emblemën e UÇK-së si dhe kishte botuar gjatë luftës librin Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Elshani gjithashtu është edhe këshilltar i selisë qendrore së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së./Gazeta Sinjali/