image Gjykata Speciale fton për intervistim ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata Speciale fton për intervistim ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla

news image

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, njofton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha i cili ka bërë të ditur se klienti i tij e ka pranuar sot ftesën me shkrim nga përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara.

Azem Syla është nga fshati Kishnarekë e Drenasit. Ai për një kohë ka qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Më herët ka qenë i burgosur politik ndërsa gjatë luftës së UÇK-së ishte emëruar si komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njihej me nofkën “Daja”.

Azem Syla

Gjykata Speciale kohëve të fundit ka intensifikuar punën në kuadër të misionit të saj për gjykimin e krimeve të supozuara që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Më herët, gjatë ditës u bë e ditur se ftesë nga specialja ka marr edhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari. 

Vetëm gjatë javës së kaluar, tetë ish komandantë dhe pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë të ditur se janë ftuar për intervistim nga Specialja, ndërkohë që deri më tash, numri i përgjithshëm i të ftuarve për intervistim nga kjo gjykatë ka arritur mbi 100. /Gazeta Sinjali/