image Gjykata Speciale fton ish-ushtarin e UÇK-së, ai thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës

Kosovë

Njoftim/ Gjykata Speciale fton ish-ushtarin e UÇK-së, ai thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës

news image

Gjykata Speciale në Hagë ka ftuar Fatmir Brajshori, i cili jeton tash e disa vite në Zvicër.

Brajshori, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ftesa i ka ardhur nga Specialja, por, siç thotë ai, nuk ka njohuri  nëse është i ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo dëshmitarit.

Në postim, Brajshori thotë po ashtu se ka vendosur që të mos i përgjigjet kësaj ftese sepse, siç shkruan ai, “nuk e njohë Gjykatën Speciale të Hagës”.

“Unë e refuzoj ftesën ngaqë s’kam arsye përse t’i përgjigjem nëse gjatë viteve 1998-2000 s’kam jetuar në Kosovë dhe këtë ftesë dërguar personit tim, do të duhej shfrytëzuar organizatat e dala të luftës, që Gjykatën ta shpallë si inekzistente dhe Kuvendi i ri i Kosovës ta shfuqizojë vendimin që kishte marrë aso kohe, ai Kuvendi i turpit”, shkroi mes tjerash Brajshori. /Gazeta Sinjali/