image Gjykata Speciale fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së për intervistë

Kosovë

Gjykata Speciale fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së për intervistë

news image

Ish-luftëtari i UÇK-së, Jetullah Krasniqi, është ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar.

Lajmin e ka konfirmuar Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se ftesën e ka marrë para disa dite dhe se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese.

Ai ka thënë se ish-ushtarët e UÇK-së po vazhdojnë të përballen me akuza që sipas tij janë të trilluara nga Dick Marty. Ka deklaruar se kriminelët të cilët kanë vrarë dhe masakruar mbi 10 mijë civilë shqiptarë vazhdojnë të lirë dhe nuk shqetësohen nga askush

Shkrimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Dua te njoftoj opinionin dhe para se gjithash bashhkeluftetaret e mij se keto dite kam pranuar ftese nga zyra e prokurorit te dhomave te specializuara per t`u paraqitur dhe per te dhene deshmine time per periudhen e sherbimit ne UCK.

Edhe pse e konsideroj si nje gjykate te njeanshme dhe nje-etnike kam vendosur qe kesaj ftese t`i pergjigjem pozitivisht sepse si sot ashtu edhe dje(para 20 viteve) nuk kemi asgje per te fshehur, nuk kemi asgje per t`u turperuar. Eshte e tmerrshme qe ne edhe pas 20 vitesh vazhdojme te perballemi me drejtesine mbi bazen e akuzave te ngjarjeve te trilluara nga nje Alfred Hickok i kohes moderne siq ishte Dick Marty. Ndersa, kriminelet te cilet vrane e masakruan mbi 10 mije civile shqiptar, duke rrafshuar me toke fshatra e qytete te tera vazhdojne te shetiten te lire dhe te pa shqetesuar.

Duke marre para sysh numrin e madh te ftesave qe vazhdojne te dergohen per pjestaret e UCK-se shihet qarte qe ketu nuk kemi te bejme me raste individuale por eshte nje tendence e zbehjes dhe denigrimit te luftes se UCK-se dhe sakrifices se popullit tone per liri.

Askush nuk do te guxoje t`a cenoj lirine tone. Askush nuk do te mund te n`a sfidoj krenarine qe kemi per luften e lavdishme te UCK-se dhe deshmoret e kombit.