Burim Fazliu nga Zona Operative e Pashtrikut është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati
Përmes një shkrimi në Facebook Gucati ka shkruar se sot kanë marrë ftesë Burim Fazliu dhe Selim Krasniqi, të dy nga Zona Operative e Pashtrikut.
“I ftuar nga Gjykata Speciale është Burim Fazliu cilësinë e dëshmitarit edhe Selim Krasniqi cilësinë e të dyshuarit nga Zona Operative e Pashtrikut”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/