image Gjykata Speciale fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së

Drejtësi

Drejtësi/ Gjykata Speciale fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së

news image

Nevzat Kryeziu nga Suhareka është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

‘’Tash u njoftova se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, edhe veterani Nevzat Kryeziu nga Suhareka, pjesëtar i Zonës Operative të Pashtriut’’, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/hisni.gucati/posts/2507755919340607

Kjo është ftesa e dytë për ditën e sotme e Gjykatës Speciale, pasi që gjatë ditës u bë e ditur se ftesë ka marrë edhe Sejdi Berisha nga Kijeva e Malishevës./Gazeta Sinjali/