Nevzat Kryeziu nga Suhareka është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook.
‘’Tash u njoftova se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, edhe veterani Nevzat Kryeziu nga Suhareka, pjesëtar i Zonës Operative të Pashtriut’’, ka shkruar ai.
Kjo është ftesa e dytë për ditën e sotme e Gjykatës Speciale, pasi që gjatë ditës u bë e ditur se ftesë ka marrë edhe Sejdi Berisha nga Kijeva e Malishevës./Gazeta Sinjali/