Xhevdet Kelmendi, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Zonën e Dukagjinit është ftuar nga Gjykata Speciale.
Kelmendi i cili gjatë kohës së luftës ka qenë në njësitin “Shqiponjat e Zeza”, ka treguar për Insajderin se ftesën e ka pranuar gjatë ditës së sotme rreth orës 14:42 derisa, në Hagë i është thënë të paraqitet më 25 nëntor në orën 09:30.
Derisa nuk i është cekur se në çfarë cilësie do të intervistohet.
Kelmendi ka qenë zëvendës komandant në Brigadën 136 Rugova dhe më vonë komandant i njësisë së ndërhyrjes së shpejt pranë Brigadës 136 Rugova në Zonën e Dukagjinit./Gazeta Sinjali/