Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtate të Kosovës, Skender Hoti është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, shkruan Gazeta Sinjali.
Gucati përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka treguar se Skender Hoti nga Malisheva është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
“Tash sa mora lajmin se i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është bashkluftëtari i Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës Skender Hoti nga Malisheva, si të gjithë ushtarët e UÇK-së edhe Skenderi dhe të gjithë ne jemi krenar me vepren dhe sakrificat e të gjithë luftëtarëve, që bëmë një luftë të pastër dhe të drejtë si ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/