E ftuar e radhës nga Gjykata Speciale është deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë deputetja Kadrijaj.
“Po, është e vërtetë se sot jam kontaktuar nga ana e Gjykatës Speciale. Ende nuk më është caktuar koha kur do të jap intervistë, por që siç më është thënë në mënyrë jozyrtare, kjo gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë muajit shtator”, ka deklaruar ajo.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Gjykata Speciale ka ftuar edhe kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinajn. Madje kjo ishte arsyeja e dorëheqjes së kryeministrit.
Përveç Haradinajt, Gjykata Speciale ka ftuar ato ditë edhe kryetarin e Këshillit Kombëtarë në Nismën Socialdemokrate, Jakup Krasniqin.
/Sinjali/