Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar edhe për dy ftesa të reja nga Gjykata Speciale. Madje njëra nga to është për vëllaun e një dëshmori.
Bëhet fjalë për Abedin Dakën vëllaun e dëshmorit Mirush Daka dhe Sherif Tahiri.
“Sot u njoftova se kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarët Abedin Daka (vëlla i dëshmorit Mirush Daka) nga fshati Cerovik i komunës Klinë dhe Sherif Tahiri nga fshati Tërdevc i komunës së Drenasit, të dy këta pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Drenicës. Ndihem krenar me veprat dhe sakrificat e ushtarëve të UÇK-së”, ka shkruar Gucati në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.
Nuk janë dhënë detaje se në çfarë cilësie janë ftuar.
Sot u raportua se ftesë ka marrë edhe Ramiz Kukaj, ish-ushtar i UÇK-së nga Korisha e Prizrenit.