image Gjykata Speciale cakton seancën e radhës ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Drejtësi

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës ndaj Thaçit dhe të tjerëve

news image

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar datën për mbajtjen e seancës së ardhshme ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo seancë është caktuar që të mbahet të mërkurën e ardhshme, më 21 korrik në orën 14:30.

Seanca do të mbahet në prezencën e mbrojtjes, përfaqësuesit të Zyrës për Viktimat dhe Prokurorisë.

Palët e lartpërmendura kanë të drejtë që deri me 16 korrik t’i dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë apo në të kundërtën argumentimet do t’i japin vetëm në seancë./Gazeta Sinjali/