image Gjykata shpall aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për grabitjen në tentativë të vitit 2019 në Gjakovë

Drejtësi

Gjykata shpall aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për grabitjen në tentativë të vitit 2019 në Gjakovë

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit T.V., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, akuzohet për veprën penale “Grabitja” e mbetur në tentativë”.

Trupi gjykues, pas mbajtjes së 10 seancave gjyqësore, ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se i akuzuari T.V., ka kryer veprën penale si në aktakuzë.

“Kolegji shqyrtues i Gjykatës Themelore në Gjakovë, e kishte aprovuar si të bazuar kërkesën e të dënuarit T.V., e parashtruar nga mbrojtësi i tij avokati Arbër Guta, për rishikimin e procedurës penale të përfunduar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda, I datës 24 korrik 2020, i formës së prerë nga data 16 dhjetor 2020.

Me këtë vendim, Kolegji kishte lejuar rishikimin e procedurës penale dhe kishte urdhëruar Gjykatën Themelore në Gjakovë, që të caktoi shqyrtimin e ri gjyqësor ndaj te dënuarit T.V., i cili ishte në vuajtje të dënimit për vepër penale “Grabitja” e mbetur në tentativë. Me këtë rast kishte pushuar edhe ekzekutimi i dënimit me burgim ndaj të dënuarit T.V.

I pandehuri T.V., akuzohej se “me datën 26 prill 2019 rreth orës 14:59 minuta në Gjakovë, në filialin “R.C.” i pandehuri T.V., në bashkëkryerje me S.K., nga Gjakova, të përgatitur më parë, duke u marrë vesh për të ndarë rolet ndërmjet veti, ndërmarrin veprime për realizimin e ujdisë së tyre ku i pandehuri T.V., i maskuar, me pistoletë në dorë hyn në filialin “R.C.”, ndërsa S.K., bënë roje duke përcjell lëvizjet e qytetarëve dhe me këtë rast pasi hyn brenda në lokal i gjejnë të dëmtuarit A.S., P.H., dhe R.M.-E. I cili dy tri herë iu drejtohet me fjalët duke iu thënë “qitni lekët” me çka të njëjtit janë përgjigjur se nuk kemi para dhe pas alarmimit i njëjti ik me armë në dorë duke u larguar në drejtim të paditur.”” – thuhet në vendimin e gjykatës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

/GazetaSinjali/