Gjykata serbe ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për një muaj ndaj Nezir Mehmetajt, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar vëllai i tij, Valon Mehmetaj, i cili tha se ky vendim është marrë më 4 tetor të këtij viti.
Kujtojmë që Mehmetaj ishte ndaluar nga autoritetet serbe në janar të këtij viti, me një fletarrest që e akuzon atë për krime lufte./Gazeta Sinjali/