image Gjykata ruse merr vendim për Alexey Navalny, shpallet fajtor për mashtrim

Botë

Gjykata ruse merr vendim për Alexey Navalny, shpallet fajtor për mashtrim

news image

Lideri i opozitës ruse Alexey Navalny është shpallur fajtor për mashtrim, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass.

“Navalny kreu mashtrim, dmth vjedhje të pronës së dikujt tjetër me mashtrim,” lexoi gjyqtarja Margarita Kotova në vendim.

Navalny është burgosur për më shumë se një vit me akuza për mashtrim, pasi i mbijetoi një sulmi me helm, për të cilin ai dhe Perëndimi thonë se ishte kryer nga Kremlini.

Ai po gjykohet brenda burgut të sigurisë maksimale me akuza të reja që mund të bëjnë që burgimi i tij të zgjatet deri në një dekadë.

/GazetaSinjali/