image Gjykata rumune ia zgjat arrestin shtëpiak Andrew Tate edhe për 30 ditë të tjera

Bota e Yjeve

Gjykata rumune ia zgjat arrestin shtëpiak Andrew Tate edhe për 30 ditë të tjera

news image

Influencuesit kontravers, Andrew Tate i është zgjatur arresti shtëpiak për 30 ditë të tjera nga një gjykatë rumune.

Ai u arrestua për herë të parë së bashku me vëllain e tij, Tristan, në shtëpinë e tyre në Bukuresht në dhjetor 2022.

Më 31 mars, ai u zhvendos nga paraburgimi në arrest shtëpiak pas një vendimi nga një gjykatës rumun.

Ende nuk janë ngritur akuza ndaj vëllezërve apo dy bashkëpunëtorëve rumunë që u arrestuan përkrah tyre.

Megjithatë, prokurorët po hetojnë vëllezërit për krime të dyshuara për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave.

Ata i kanë mohuar akuzat.

Dy bashkëpunëtorët, Georgiana Naghel dhe Luana Radu, u transferuan gjithashtu nga paraburgimi në arrest shtëpiak më 31 mars.

Që të katërt janë urdhëruar të qëndrojnë në pallatet ku jetojnë, nëse nuk kanë leje gjyqësore për t’u larguar.

Është e paqartë nëse edhe bashkëpunëtorëve të tjerë iu është zgjatur arresti shtëpiak të premten.

Vëllezërit Tate zgjatja e fundit e arrestit të tyre shtëpiak do të thotë se ata nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre para 29 majit.

/GazetaSinjali/