image Gjykata rrëzoi kërkesën e dytë të mbrojtjes të Lajçit për të urdhëruar ZPS-në të ndërpresë hetimin

Drejtësi

Gjykata rrëzoi kërkesën e dytë të mbrojtjes të Lajçit për të urdhëruar ZPS-në të ndërpresë hetimin

news image

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar edhe lidhur me çështjen e Driton Lajçit ku gjyqtari ka rrëzuar kërkesën e dytë të mbrojtjes për të urdhëruar Zyrën e prokurorit të Specializuar të ndërpresë hetimin kundër tij.

Dhomat e Specializuara njoftojnë se gjykatësi i vetëm në një çështjen që lidhet me z. Driton Lajçi, rrëzoi kërkesën e dytë të mbrojtjes për të urdhëruar ZPS-në të ndërpresë hetimin kundër z. Lajçi.

“Gjykatësi i vetëm nuk e vlerësoi kohëzgjatjen e hetimit kundër z. Lajçi si të paarsyeshme, duke marrë parasysh kompleksitetin e tij”, thonë nga DhSK-ja.

Sipas tyre gjykatësi i vetëm deklaroi më tej në vendimin e tij se Prokuroria nuk ka detyrim t’i japë z. Lajçi përditësime të rregullta mbi ecurinë e hetimeve të ZPS-së kundër tij.

/GazetaSinjali/