image Gjykata refuzon kërkesën e Prokurorisë për kufizimet dhe monitorimet e komunikimeve të Pjetër Shalës

Drejtësi

Gjykata refuzon kërkesën e Prokurorisë për kufizimet dhe monitorimet e komunikimeve të Pjetër Shalës

news image

Trupi gjykues, i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, ka refuzuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), që kërkonte kufizime dhe monitorim të komunikimeve të Pjetër Shalës.

Sipas vendimit të gjykatës, më 4 nëntor 2022, ZPS i kërkoi Panelit të urdhërojë kufizime në komunikimet jo të privilegjuara të Pjetër Shalës përpara fillimit të gjykimit.

“ZPS-ja kërkoi në veçanti që: (i ) komunikimet e të Akuzuarit – me telefon, mjete të tjera elektronike, korrespondencë ose personalisht – me persona jashtë ambienteve të paraburgimit të Dhomave të Specializuara, të monitorohen në mënyrë aktive; (ii) komunikime të tilla kufizohen tek individët e miratuar paraprakisht nga Paneli; dhe (iii) i Akuzuari të urdhërohet që të mos ndajë asnjë material konfidencial ose ndonjë informacion tjetër identifikues me askënd jashtë ekipit të tij të mbrojtjes”, thuhet në këtë vendim.

Sipas vendimit, mbrojtja e ka kundërshtuar kërkesën e ZPS-së dhe ka thënë se është e pabazuar, e pajustifikuar dhe disproporcionale, andaj ka kërkuar nga trupi gjykues ta refuzojë atë. BpD.

/GazetaSinjali/