Jasmir Morina dyshohet se ka marrë jashtëligjshëm mbi 47 mijë euro tender për renovimin e Spitalit të Gjilanit. Në lidhje me këtë rast, është marrë edhe vendimi i Gjykatës, shkruan Sinjali.
Gjykata në Gjilan e ka gjobitur Morinën me 4 mijë e 780 euro gjobë pasi e kishte pranuar fajësinë se ka paraqitur dokumentacion të rremë që të përfitojë tender.
Ai pa autorizim ka lëshuar dokument në emër të personit tjetër, ashtu që ka prezantuar kontratë mbi vepër, të cilën e ka nënshkruar në emër të dikujt tjetër, ka përpiluar CV dhe referenca me përmbajtje të rreme të kompanisë së tij.
Morina është akuzuar për kryerje të veprës penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’, nga neni 415 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).