image Gjykata ndalon keqpërdorimin e veprave të Rexhep Hoxhës

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata ndalon keqpërdorimin e veprave të Rexhep Hoxhës

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr një vendim për mbrojtjen e të drejtave të autorit Rexhep Hoxha.

Kjo gjykatë ia ka ndaluar Shtëpisë Botuese ”Berati” i Prizrenit, botimin dhe ribotimin e veprave pa autorizim, të autorit të njohur të veprave për fëmijë, Rexhep Hoxha. Ky keqpërdorim i krijimtarisë së tij letrare kishte ndodhur prej vitesh.

Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij Shpendi, raporton Sinjali.

“Më në fund si duket drejtësia për të Drejtat e Autorit po vie në vendin ku e meriton. Pas rreth tetë vitesh të shkeljes më brutale të të drejtave të autorit, të veprave të shkrimtarit Rexhep Hoxha nga Shtëpia Matrapaze Botuese ”Berati” i Prizrenit me pronarët matrapazë Begri Abdullahu dhe dy djemtë e tij, të cilët në vazhdimësi kanë keqpërdorur veprat e autorit Rexhep Hoxha, (rreth 15 tituj), duke i botuar, ribotuar dhe stër-botuar me shumë gabime drejtshkrimore dhe estetike”, ka thënë Shpend Hoxha

Vëndimi për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit është marr nga Departamenti për Çështje Ekonomike duke lehtësuar sadopak dhimbjen e familjes.

“Lëndimi shpirtëror që këta matrapazë i kanë shkaktuar në të gjallë të autorit nuk shërohet, por nga ky vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës shkrimtari do të ishte shumë i lumtur që drejtësia po e bën punën e saj”, ka thënë Shpend Hoxha.

Masa e Gjykatës ka hyrë në fuqi mënjëhërë dhe do të mbetet deri në vendimin e ardhshëm të gjykatës, thuhet në vendim. Këtë vendim Gjykatës nuk ka arritur ta shoh në të gjallë shkrimtari Rexhep Hoxha i cili vdiq javë më parë në Prishtinë. Ai njihet për veprat e tij “Verorja”, “Lugjet e Verdha” “Lulëzo vendi im”, “Mbi krahët e fluturës” etj të cilat kanë rrëmbyer zemrat e fëmijëve. /Sinjali/