image Gjykata merr vendim për shoferin kosovar që shkaktoi aksidentin me 10 viktima në Kroaci

Drejtësi

Gjykata merr vendim për shoferin kosovar që shkaktoi aksidentin me 10 viktima në Kroaci

news image

Gjykata në Kroaci ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë, shoferit kosovar, Dukagjin Lytës, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në Slovanski Brod të Kroacisë, si pasojë e të cilit humbën jetën 10 mërgimtarë që po vinin nga Gjermania për në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Avokati i shoferit, Igor Cisher, ka deklaruar se paraburgimi i klientit të tij është zgjatur nën pretekstin e mundësisë së arratisjes.

“Paraburgimi i klientit tim u zgjat për dy muaj të tjerë për shkak të mundësisë së arratisjes. Komunikoj me të, ai nuk është mirë me shëndet. Është në gjendje shumë të keqe. Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (66.000 euro), por gjykata nuk e pranoi atë. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak mirë. Dhe në bazë të situatës, është e vështirë”, tha ai.

Po ashtu, ai theksoi se janë duke pritur një ekspertizë të trafikut në mënyrë që të vërtetohen faktet.

Aksidenti që ndodhi në Slovanski Brod të Kroacisë u cilësua si një nga aksidentet më tragjike të ndodhura ndonjëherë në këtë shtet./Gazeta Sinjali/