Gjykata Themelore në Ferizaj ka marrë vendim që t’ua caktojë masën e paraburgimit prej një muaji tetë të dyshuarve për rastin “Brezovica”.
Sinjali raportoi se dy nga të arrestuarit janë Ilir Morina dhe Arian Idrizaj.
Morina që ka qenë kryeshef i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, akuzohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit”, ndërsa Idrizaj për “dhënie ryshfeti” dhe “ushtrim i ndikimit”.
Të dyshuarit tjerë ngarkohen me veprat:
Z.G dhe A.X. të dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit në ndihmë dhe në bashkëkryerje ushtrimi i ndikimit.
M.SH. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit dhe ushtrimi i ndikimit.
F.H. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit dhe ushtrimi i ndikimit.
R.A. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit dhe ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së; falsifikimi i dokumenteve nga neni 398 paragrafi 2 të KPRK-së.
H.A. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit dhe ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së.