image Gjykata merr vendim për të riun që u kap me kokainë në Prizren

Siguri

Gjykata merr vendim për të riun që u kap me kokainë në Prizren

news image

Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e Policisë të mërkurën në Prizren, pasi të njëjtit janë kapur me substanca narkotike të dyshuar kokainë. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të rinjtë që u kapën me një sasi të kokainës pak para mesnatës janë Mehmet Çakalli dhe Ardi Futko.

Sinjali mëson se Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh Ardi Futkos, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Kujtojmë se dy të dyshuarit u prangosën në rrugën “Remzi Ademi” të Prizrenit, derisa Policia mori urdhër që të kontrollojë edhe një lokacion. Në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, Antidroga ka gjetur dhe konfiskuar edhe marihuanë, në sasi prej 7.54 gramë.

Prokurori rastin e ka cilësuar si “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Kushdo që kryen këtë vepër penale, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/