image Gjykata merr vendim për shoferin që goditi për vdekje këmbësorin në Viti

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata merr vendim për shoferin që goditi për vdekje këmbësorin në Viti

news image

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit G. B., duke i shqiptuar dënim me 2 vjet burgim.

Dënimi vjen pasi i dyshuari ka goditur me veturë një këmbësor, i cili s’u mbijetoi plagëve dhe vdiq.

“I akuzuari me datë 01.07.2019 rreth orës 12:00 në fshatin Rimanishtë të Komunës së Vitisë, duke e drejtuar automjetin e tij të markës Golf, pa patentë shofer dhe duke mos iu përshtatur shpejtësisë e lëvizjes në vendbanim, ku shpejtësia ka qenë e paraparë 50 km/h, ndërsa në bazë të ekspertizës së komunikacionit i akuzuari ka zhvilluar shpejtësi 112 km/h, i cili me anën e djathtë të përparmë të veturës godet këmbësorin S. D., të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, me ç’rast merr tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por që nuk arrin të mbijeton dhe me datë 08.07.2019, ndërron jetë”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime i akuzuari G. B., ka kryer veprat penale “rrezikim i trafikut publik”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit G. B. “duke e dënuar me 2 (dy) vite burgim dhe dënim plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, pas vuajtjes së dënimit me burgim”, thuhet tutje në njoftim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./Gazeta Sinjali/