image Gjykata merr vendim për shoferin e aksidentit ku vdiq vajza

Kosovë

Njoftim/ Gjykata merr vendim për shoferin e aksidentit ku vdiq vajza

news image

Një muaj paraburgim i është caktuar E.G i cili dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksident në rrugën Raushiq-Baran të Pejës. Nga ky aksident vdiq e mitura A.B, raporton Sinjali.

“Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.G, për shkak të dyshimit të bazuar se:

Me datë 26.08.2019, në rrugën Raushiq – Baran, në udhëkryq, nga pakujdesia ka shkaktuar aksident trafiku me pasoja fatale ndaj këmbësores – të miturës A.B, në atë mënyrë që derisa i pandehuri po qarkullonte me automjetin e tij, me të arritur në vendin e lartcekur duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, me të vërejtur biçikletën tenton t’i shmanget aksidentit duke devijuar në të majtë ku me pjesën e parë ballore të veturës e godet biçikletën të cilën e drejtonte tani e ndjera A.B dhe e bart disa metra, e si pasojë e lëndimeve e aksidentuara ndërron jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Me këto veprime i pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik.

Të pandehurit E.G i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftimin dërguar mediave, transmeton Sinjali.