image Gjykata merr vendim për rreshterin që dyshohet për fajde

Drejtësi

Gjykata merr vendim për rreshterin që dyshohet për fajde

news image

Inspektorati Policor i Kosovës dje njoftoi se e ka arrestuar një rreshter të Policisë së Kosovës, si i dyshuar për fajde dhe detyrim. Gazeta Sinjali raportoi sot se Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Enver Dreshajt, ndërsa Gjykata ka vendosur që ta aprovojë këtë kërkesë.

Zëdhënësja e kësaj Gjykate, Tringa Zhuti i tha Sinjalit se ndaj rreshterit Dreshaj është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore ka bërë të ditur se janë duke vazhduar hetimet për 18 të arrestuarit që dyshohen për fajde.

“Prokuroria Themelore në Pejë është duke vazhduar hetimet intensive për grupin e arrestuar (18 persona gjithsej deri në këto momente) javë me parë për veprat penale të lartcekura, deri në ndriçimin e plotë të këtyre çështjeve penale“.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/