Gjykata ka vendosur që çështja e rrahjes së ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zekës dhe Frashër Krasniqit të zgjidhet përmes ndërmjetësimit.
Ky vendim u mor pasi që Zeka dhe Krasniqi u pajtuan për këtë mënyrë zgjidhjeje, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërmjetësimi ishte propozim i gjyqtarit, ndërkaq atë e pranoi edhe prokurori i rastit, Fatmir Behrami.
Dy ish-deputetët akuzoheshin për rrahjen që kishte ndodhur në një emision të drejtpërdrejtë televiziv më 29 shtator të vitit 2017. /Gazeta Sinjali/