Gjykata dënoi me arrest shtëpiak Fjolla Morinën.
Mediat në Shqipëri sapo raportuan se gjykata ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për këngëtaren, e cila tani po gjykohet edhe për mashtrim.
Sipas mediave të Shqipërisë, këngëtarja gënjeu për t’i shpëtuar burgut, pasi që ajo nuk është shtatzënë.
“Rezultati ka ardhur pas rikontrollit të dytë që iu bë në maternitetin e Kukësit” raporton Report TV.
Raportohet se mjeku i parë që i ka nxjerrë këngëtares Fjolla Morina një raport fals se është shtatzënë, është arratisur në Kosovë.
Analiza e parë është bërë në Kukës, teksa mësohet se ai është larguar drejt Kosovës. Ndaj tij, rëndon akuza për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim të detyrës.
Kujtojmë se këngëtarja kosovare Fjolla Morina u arrestua ditën e shtunë në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri në çantë. /Gazeta Sinjali/