Dje në orët e pasdites, një person nga Klina e Ulët e Skenderajt, është arrestuar pasi babai i tij e denoncoi në Polici për dhunë në familje. Sipas prindit të tij, i dyshuari e ka rrahur atë me grushte dhe i ka kërcënuar familjarët e tjerë. I riu, recidivist i veprave penale, dyshohet se e bëri për spital babain e tij.
Burimet e Sinjalit brenda Gjykatës njoftojnë se sot i dyshuari ka dalë para gjyqtarit në Skenderaj rreth orës 11:30 dhe ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Dje Gazeta Sinjali raportoi se babai është dërguar fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj dhe më pas është transferuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.