image Gjykata merr vendim për personin që mbyti me sëpatë në kokë shitësin e bananeve

Rajon

Rajon/ Gjykata merr vendim për personin që mbyti me sëpatë në kokë shitësin e bananeve

news image

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Zamir Topi i cili qëlloi për vdekje me sëpatë në kokë Dashnor Osmanin në qytetin e Korçës.

Topi akuzohet për vrasje me paramendim, ai ka zgjedhur të qëndroj i heshtur dhe ka refuzuar t’ju përgjigjet pyetjeve të Gjykatës.

Motiv i vrasjes ishte bërë një konflikt për varret e familjarëve të viktimës dhe autorit. Dy personat ishin bashkëfshatarë nga fshati Poçestë.

Viktima u qëllua me sëpatë në kokë nga autori Zamir Topi, i cili u largua nga vendi i ngjarjes dhe më tej u kap nga policia pak metra larg vendit të krimit. Ngjarja ndodhi në lagjen 9 të qytetit në afërsi të pazarit të Korçës ndërsa sipas të dhënave konflikti kishte në qendër grindjen mes palëve për dëmtimin e një varri./Gazeta Sinjali/