image Gjykata merr vendim për personin që kërcënoi prokuroren speciale Drita Hajdari

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata merr vendim për personin që kërcënoi prokuroren speciale Drita Hajdari

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.A., nën dyshimin për veprën penale ‘shtytje në vrasje’.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit kundër A.A. Të njëjtit i ka caktuar masën ndalim prej një muaji që të mos i afrohet të dëmtuarës në këtë rast, prokurores së PSRK-së Drita Hajdari në distancën prej së paku 100 metra.

Poashtu, “gjykata ka konstatuar se masa e ndalimit për t’iu afruar personit të caktuar kundër të pandehurit A.A. është masë e mjaftueshme dhe adekuate për zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës penale në këtë fazë të procedurës penale”.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Gazeta Sinjali/