image Gjykata merr vendim për Numan Baliqin që po akuzohet për sulm seksual

Drejtësi

Gjykata merr vendim për Numan Baliqin që po akuzohet për sulm seksual

news image

Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq, të dyshuar për sulm seksual, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 shtator të këtij viti, Baliq, në cilësinë e profesionistit shëndetësor, e ka sulmuar seksualisht viktimën e cila ishte e hospitalizuar në Spitalin e Pejës.

Por, këto akuza janë kundërshtuar nga Baliq, i cili u deklarua i pafajshëm.

Nga avokatja e tij, Aurora Mulhaxha, është propozuar që Baliqit t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe ajo të zëvendësohet me njërën nga masat e tjera që janë në vlerësim të gjykatës.

Por, kjo masë u kërkua nga prokurorja e çështjes, Ardiana Veseli, e cila ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në mënyrë që, sipas saj, të shmanget arratisja e të dyshuarit.

Ish-ministri i Shëndetësisë kërkoi që të mbrohet në liri ose të caktohet edhe ndonjë masë tjetër.

Numan Baliq ndodhet në paraburgim që 55 ditë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/