image Gjykata merr vendim për Miran Halilin që vrau babanë e tij 56 vjeçar

Kosovë

Gjykata merr vendim për Miran Halilin që vrau babanë e tij 56 vjeçar

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Miran Halili, i cili para dy ditë therri me thikë babanë e tij të moshës 50 vjeçare, të cilin më pas e vrau, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të gjykatës, Miran Halilit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, masë kjo që do t’i llogaritet prej datës 25.12.2020.

Gjithashtu në seancën dëgjimore prokurori ka propozuar që ndaj tij të bëhet edhe ekzaminimi psikiatrik.

Andaj, gjykata duke vepruar sipas propozimit të prokurorit ka lëshuar urdhëresë për ekzaminim psikiatrik për Miran Halilin, që duhet të kryhet brenda afatit prej dy javësh nga dita e lëshimit të urdhëresës.

Ndryshe, të premten në rrugën “Nazim Kokollari” në Prizren, Miran Halili kishte therrur me thikë babanë e tij të moshës 50 vjeçare, të cilin më pas e vrau.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Ju informojmë se sot me datë 25 dhjetor 2020, rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune në familje ku djali është duke i sulmuar prindërit.

Patrulla policore ka arritë në vendngjarje dhe ka arrestuar personin e dyshuar M. H., rreth 30 vjeç, i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra viktima (prindi) përkatësisht babai, rreth 56 vjeç ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj. /Gazeta Sinjali/