image Gjykata merr vendim për ish-futbollistin shqiptar

Futboll

Sport/ Gjykata merr vendim për ish-futbollistin shqiptar

news image

Klodian Duro ka mësuar masën e marrë nga Gjykata e Tiranës. Ai do të qëndrojë në arrest shtëpie, pasi është akuzuar nga ish-bashkëshortja e tij për thyerjen e urdhrit të mbrojtjes.

Duro u akuza nga ish-gruaja e tij se kishte shkuar në shtëpi duke e kërcënuar me jetë. Ajo kishte një urdhër mbrojtje nga Policia e Shtetit për të mos iu afruar asaj dhe banesës ku banon.

Ish-mesfushori i Shqipërisë e ka justifikuar veprimin e tij me merakun për të qenë afër së bijës, pasi kishte dëgjuar zhurma nga pallati ku banonte ish-bashkëshortja. Gjykata ka vendosur arrest shtëpie për legjendën e futbollit shqiptar.