Gjykata e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit Iron Badallit.
Badalli po dyshohet për tri vepra penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasoja vdekjen e një personi, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm si pasojë tre persona të lënduar dhe armëmbajtje pa leje.
Iron Badalli dyshohet për vënien e një mjeti shpërthyes, si pasojë e të cilit vdiq polici Sami Thaqi dhe u plagosën dy policë tjerë, gjatë një aksioni në mbrëmjen e 28 janarit, në fshatin Zhur të Prizrenit./Gazeta Sinjali/