image Gjykata merr vendim për gruan që dyshohet se e shantazhoi një person për 30 mijë euro në Ferizaj

Drejtësi

Gjykata merr vendim për gruan që dyshohet se e shantazhoi një person për 30 mijë euro në Ferizaj

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës S.T., shtetase e Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Shantazhi”, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Shabi Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

“E pandehura dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përmes kanosjes se do ta dëmtoj nderin apo autoritetin e personave të afërm të tij, në atë mënyrë që nga i njëjti kërkon shumën e të hollave prej 30.000 €, me arsyetim se kinse do ta liroj nga akuza e dhunimit vëllain e tij S.V. i cili tanimë gjendet në masën e paraburgimit dhe këtë do ta bëj përmes deklarimit të saj me datë 07.12.2020 kur edhe është ftuar nga ana e prokurorisë për të deklaruar në cilësinë e të dëmtuarës, duke i propozuar, që fillimisht të takohen në një lokal në Ferizaj, ku i dëmtuari do t’ia dërgoj paratë e kërkuara, të cilat sipas saj do t’ia mbaj një person i besueshëm për të deri në përfundimin e deklarimit në prokurori”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se e pandehura ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu janë përmbushur kushtet  për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, duke vlerësuar se po të gjendej në liri e njëjta do të mund të asgjësoj, fshehë apo falsifikoj provat materiale, si dhe mund të ndikoj në dëshmitarët, të dëmtuarin, të cilët akoma nuk janë dëgjuar nga ana e prokurorisë, në atë mënyrë që të njëjtit më pas të deklarojnë në favor të mbrojtjes së saj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Gazeta Sinjali/