Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Florim Bunjakut që dyshohet se e vrau Mentor Kajtazin.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Naim Rudari.
“Gjyqtari i procedurës paraprake me kërkesë të prokurorisë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit F.B me kohëzgjatje prej një muaji”, ka thënë Rudari.
Sipas Prokurorisë, Bunjaku e ka vrarë Kajtazin nga pakujdesia pasi kishin dalë për gjueti në mal të Pakashticës, komuna e Podujevës.