image Caktohet masa e paraburgimit ndaj ish-drejtorit të BKT-së për rastin e 95 mijë eurove

Drejtësi

Caktohet masa e paraburgimit ndaj ish-drejtorit të BKT-së për rastin e 95 mijë eurove

news image

Dje drejtori i BKT-së, Ilmi Alili, është arrestuar nën dyshimin se ia mundësoi Shkumbin Bajramit të bëjë tërheqjen e 95 mijë eurove nga kjo bankë. E në prangat e Policisë ra edhe Bajrami që është punëtor i kompanisë së taksive “Bini” në Gjilan.

Ndaj Alilit e Bajramit, sot Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit i Përgjithshëm kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara si më lartë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/