image Gjykata merr vendim për dy personat e dyshuar për trafikim me njerëz

Kosovë

Gjykata merr vendim për dy personat e dyshuar për trafikim me njerëz

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë  ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.S. dhe A.R. për shkak të veprës penale “Trafikimi me njerëz”.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve A.S. dhe A.R. iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.