image Gjykata merr vendim për 56 vjeçarin që dyshohet se dhunoi mbesën e tij në Gjakovë

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata merr vendim për 56 vjeçarin që dyshohet se dhunoi mbesën e tij në Gjakovë

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji për 58 vjeçarin S.M. i dyshuar për dhunimin e mbesës së tij, 18 vjeçare.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, viktima e dhunimit ishte me çrregullime dhe afësi të kufizuara mentale.

“Më 02 shkurt 2020 e deri më 05 shkurt 2020, në Gjakovë, saktësisht tek baraka e tij, pa pëlqimin e personit tjetër, këtu të dëmtuarës A.M., i pandehuri kryen aktin seksual. Duke e ditur se e njëjta ka çrregullime ose aftësi të kufizuara mendore, e shfrytëzon situatën, ku qëndron me të dëmtuarën për tre natë radhazi në të njëjtën barakë, e gjatë kësaj kohe në vazhdimësi ka kryer akt seksual me të”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaj, i cili do të llogaritet nga data 12 shkurt 2020 dhe do të zgjasë deri më 11 mars 2020.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Shaqir Zika, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Gazeta Sinjali/