image Gjykata merr vendim ndaj të dyshuarit që goditi për vdekje 55-vjeçaren në Prizren - Sinjali

Gjykata merr vendim ndaj të dyshuarit që goditi për vdekje 55-vjeçaren në Prizren

news image

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh një personi me dyshimin që ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik” që ka rezultuar me vdekjen e një personi, shkruan Gazeta Sinjali.

Më 19 shtator i dyshuari e ka goditur për vdekje një 55- vjeçare në rrugën Vërmicë – Prizren.

Në komunikatën e Gjykatës thuhet që pala tjetër ka të drejtë të ankohet për këtë vendim.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin