image Gjykata konfirmon aktakuzën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë për sulm seksual

Drejtësi

Gjykata konfirmon aktakuzën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë për sulm seksual

news image

Gjykata e Apelit, e ka konfirmuar aktakuzën për sulm seksual, ndal ish-ministrit të Shëndetësisë, dhe ish-zëvendësministrit në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq.

Në nëntor të këtij viti e kishte refuzuar kërkesën për hudhje të aktakuzës të parashtruar nga mbrojtësja e të akuzuarit, avokatja, Aurora Mulhaxha, me ç’rast kundër këtij vendimi të njëjtit kishin parashtruar ankesë në Gjykatën e Apleit.

Sipas aktakuzës 29 shtator 2020 nga Prokuroria Themelore në Pejë, Numan Baliq akuzohet se më 12 gusht 2020, rreth orës 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pikërisht në zyrën e tij, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësorë duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës A.I, e cyt të njëjtën që ta prek me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, përderisa në natën kritike e dëmtuara duke qenë nënë dhe shoqëruese e fëmijës 6 muajsh, të hospitalizuar në dhomën numër 5, në repartin e ortopedisë në spitalin e lartcekur.

Në bazë të këtij dispozitivi përderisa foshnja e viktimës ishte duke u trajtuar për shkak të dëmtimeve në ekstremitete, aty vjen i pandehuri i cili në cilësi të mjekut /kirurg kujdestar, edhe pse nuk punon në atë repart, shkon kinse për ta vizituar foshnjën e viktimës dhe më pas del dhe e fton të dëmtuarën që të shkojë në zyrën e kujdestarisë së tij, për tu konsultuar dhe kinse për udhëzuar dhe për t’ia siguruar aparaturën e nevojshme dhe e dëmtuara duke mos e njohur por duke e pa të veshur me uniformë mjekësore, shkon pas tij dhe sapo afrohet tek dera e zyrës së kujdestarisë, i pandehuri e kap për dore të djathtë dhe e fut brenda viktimën, e mbyll derën me çelës dhe e ndal rrymën si dhe e mbështet të dëmtuarën tek muri ku më pas i kërkon asaj ta prek dhe tenton ta puthë në qafë duke i thënë ‘‘a ki nevojë për diçka’’, por viktima largohet, ndërsa i pandehuri e kap përsëri dhe e shtrëngon në dorë, pastaj e dëmtuara arrin ta shtyjë nga vetja, ta hap derën dhe të largohet, me ç’ rast kthehet në dhomën numër 5, dhe nga dritarja kërkon ndihmë tek roja e sigurimit, më pas e raporton rastin në Polici.

Andaj për këto veprime, Numan Baliq akuzohet për veprën penale ‘‘Sulmi Seksual’’, nga neni 229, paragrafi 3, nën paragrafi 3.10, pika 3.10.3, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

/Gazeta Sinjali/