image Gjykata merr këtë vendim ndaj burrit nga Prizreni që u kap në biseda me të mitura

Drejtësi

Gjykata merr këtë vendim ndaj burrit nga Prizreni që u kap në biseda me të mitura

news image

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit Avni Buqaj, për ngacmim seksual dhe ofrimi i materialeve pornografike personave nën moshën 16 vjeçare, mëson Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.

Ai më tej tregoi se gjyqtarja e procedurës paraprake me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ka marr parasysh peshën e rëndë të veprave penale për të cilat dyshohet i pandehuri.

Sipas gjyqtares me lënien në liri i njëjti mund të arratiset me qëllim të ikjes nga përgjegjësia penale dhe ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Gazeta Sinjali ka raportuar sesi një burrë u kap në biseda me vajza të mitura. I dyshuari është 52-vjeçari Avni Buqaj i cili është arrestuar nga Policia për sulm seksual.

Në pamjet e publikuara shihen edhe bisedat e të dyshuarit i cili pa e ditur se është futur në kurth, i flet të miturës fjalë të pista duke i dërguar madje edhe fotografi të tij.

Ai është denoncuar në emisionin ‘Piranjat’ në Shqipëri nga nëna e viktimës, e cila ka deklaruar se ai ngacmon vazhdimisht vajzën e saj të mitur me mesazhe në rrjetin social Instagram.

Ai më pas u demaskua nga gazetarët e emisionit, të cilët kanë biseduar me të në emër të të miturës. Sipas tyre, i dyshuari menjëherë kishte kërkuar takim dhe i njëjti kishte shfaqur një fiksim pas këmbëve.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/