image Gjykata Kushtetuese u dërgon njoftim deputetëve: Mund të çojnë komente deri më 19 maj

Politikë

Gjykata Kushtetuese u dërgon njoftim deputetëve: Mund të çojnë komente deri më 19 maj

news image

Në tavolinat e secilit deputet të Kuvendit të Kosovës, sot është shpërndarë një njoftim zyrtar nga Gjykata Kushtetuese, përmes Sekretarisë së Kuvendit.

Në këtë njoftim, deputetët ftohen që të dorëzojnë komentet e tyre lidhur me kërkesën e AAK-së për interpretimin e vendimit të kryesuesit Avni Dehari, i cili kishte lejuar votimin e fshehtë në seancën konstituive.

Afati i fundit për dorëzimin e komenteve është data 19 maj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/