Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që të mirajtojë masën e përkohshme dhe të pezullojë zbatimin e dekretit të presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit si kryeministër të Kosovës.
Gjykata, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, më 1 maj 2020, me shumicë votash, vendosi:
- TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020, nga data e nxjerrjes së këtij Vendimi;
II. TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën I të këtij dispozitivi; Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, ka përfunduar se kërkesa e parashtruesve për masë të përkohshme përkitazi me Dekretin e kontestuar të Presidentit duhet të miratohet si e bazuar
Thaçi dekretoi Hotin dje, ndërkohë pak minuta më vonë Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të fundit, dërgoi rastin në Kushtetuese. Ndër tjera, VV-ja kërkoi që të vendoset masa e përkohshme për pezullim të zbatimit.
Gjykata Kushtetuese sot mori vendimin për masë të përkohshme dhe për efekt, seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti, që ishte thirrur për të shtunën (13:00), nuk pritet të mbahet.