image Gjykata Kushtetuese e Bosnjës pezullon përkohësisht Ligjin për Zgjedhjet të Republikës Sërpska

Rajon

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës pezullon përkohësisht Ligjin për Zgjedhjet të Republikës Sërpska

news image

Gjykata Kushteutese e Bosnje-Hercegovinës e ka pezulluar Ligjin për Zgjedhjet të Republikës Sërpska, njërin prej dy entiteteve në këtë vend.

Sipas gjykatës, ky ligj që është miratuar nga Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska, më 9 prill, është pezulluar përkohësisht, derisa të merret një vendim përfundimtar për të.

Vendimi është marrë pas kërkesës ndaj gjykatës për të vlerësuar nëse ligji është në përputhje me Kushtetutën e Bosnje-Hercegovinës.

Kërkesën e ka bërë Denis Zvizdiq, zëvendëskryetari i parë i Dhomës së Përfaqësuese të Parlamentit të Bosnjës.

Ligji për Zgjedhjet i Republikës Sërpska rregullon çështje që veçse janë të rregulluara me Ligjin për Zgjedhjet të Bosnje-Hercegovinës, dhe me këtë ligj, kompetencat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i transferohen Komisionit të entitetit, dhe kështu dispozitat e Ligjit për Zgjedhjet të Bosnjës, bëhen të pavlefshme, është thënë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, raporton rel.

/GazetaSinjali/